Reality show serb “Couples” është kthyer për disa minuta në një shfaqje dhune, ku njëri prej konkurrentëve ka dhunuar bashkëshorten e tij në transmetim direkt. Sherri mes çiftit nisi kur ata ishin të ulur në tavolinën e ngrënies, ndërsa gruaja ndërhyri në një debat mes bashkëshortit dhe një tjetër konkurrenti.
I nervozuar, Nenad Marinkovic – Gastos e kap prej fyti 24-vjeçaren Zorica Dukic duke i thënë: “Ti je gruaja ime! Do flas unë për ty! Qepe gojën!”.
Debati dhe dhuna vazhdoi në dhomën tjetër, e gjithë skena është parë përmes një ekrani në dhomën ku qëndronin konkurrentët e tjerë.