Dhuna e ushtruar fundjavën e kaluar ndaj gazetarit të ABC Neës, Eni Shehu në ambientet e teatrit kombëtar, nga vetë drejtuesi i këtij insitucioni, Hervin Culi, ka marrë një jehonë ndërkombëtare në disa media të huaja dhe organizata për mbrojtjen e gazetarëve në disa shtete të Europës, te cilat dënojnë aktin dhe bëjnë thirrje për një zgjidhje të kësaj situate e cila është shume e pranishmë në Shqipëri.
I fortë ka qënë reagimi edhe i mediave shqiptare, si: TV Klan, Ora Neës dhe Neës 24 të cilat në shenjë proteste ditën e djeshme kanë bojkotuar aktivitetet e Ministrisë së Kulturës. “Ne nuk i dimë arsyes e mosveprimit të ministres së Kulturës, por i kujtojmë asaj dhe kryeministrit Rama se dikur janë shkarkuar edhe ministra që kanë goditur apo agresuar gazetarët.
Në shenjë proteste dhe duke përsëritur kërkesën e shoqatave tona për shkarkimin e menjëjershëm të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i bëjmë thirrje mediave dhe kolegëve gazetarë të bojkotojnë të gjithë veprimtaritë e ministrisë së Kulturës, duke filluar nga dita e sotme.
Deri tani, protestën e shoqatave e kanë mbështetur Tv Klan, News 24, Abc News, Ora News, ndërkohë që solidarizimi vazhdon.
Nëse edhe pas këtij hapi, përsëri nuk do të gjejmë reflektim nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri, do të ftojmë gazetarët për një protestë përpara ministrisë.” shprehet Unioni I Gazetarëve në një deklaratë per të shpjeguar arsyen të këtij bojkoti.
Edhe InfoMedia Albania, si një portal mediatik i pavarur dhe apolitik bashkohet njëzëri me këto media dhe më çdo gazetar të dhunuar dhe bën thirrje për drejtësi në mënyrë që edhe ne të kemi një dinjitet në familjen e madhe të Europës.
InfoMedia Albania