Lale kujton se kutia që pa në shtëpinë e Jëlldëzit është ajo që mban kujtimet e dashurisë së dikurshme të Onurit dhe gjen një pretekst për ta hapur.
Onuri e zë në befasi dhe ajo e thyen vazon që ndodhej brenda kutisë. Pas urdhrit për shembjen e restorantit, Kurtullushi vendos t’I kalojë të gjitha mjetet e punës në një ndërtesë pranë të parës, por Sameti nuk pranon.
Kurtullushi mendon të kthehet sërish tek Eroli dhe të punojë për të. Jëlldëzi dërgon Sherifen të shërbejë në shtëpinë e Onurit dhe njëkohësisht ta informojë për mbarëvajtjen e martesës së të birit.