Pelinsu ndihet e zhgënjyer nga reagimi I Onurit dhe Eroli ofrohet ta ftojë vetë për darkë, por ajo e refuzon.
Filizi gatuan per herë të parë për Erolin e veshur si geisha gjë që e befason tej mase Erolin pasi zbulon dhuntitë e fshehta të së shoqes, por njëherazi e bren dyshimi se ajo ka përdorur të njëjtën taktikë joshje me ndonjë burrë tjetër përpara Erolit. Lale i tregon gjithçka Onurit gjatë darkës që ka shtruar për të.
Onuri i thotë se e ka djegur kutinë me kujtimet e së shkuarës dhe se e gjitha kjo është një lojë e ligë e kurdisur. Gjatë mëngjesit familiar Filizi pohon se Onuri e tradhton Lalen me Pelinsunë.