Dhimitër Gjoka, një prej moderatorëve më të vjetër dhe të spikatur të ekranit pas largimit të tij disa muaj më parë nga News 24, është rikthyer sërish në televizion.
Ditën e djeshme 14 Shkurt 2017, ai është shfaqur si drejtues i edicionit qendror informativ të lajmeve në Televizionin Publik Shqiptar, aty ku para shumë viteve bëri daljen e tij të parë në ekran.
Folësi i lajmeve Gjoka, njihet si ndër gazetarët më të mirë të ekranit. Ai, ka patur një karrierë në disa televizione si Top Channel, Albanian Screen dhe Ora News./www.imalbania.com