Bahri Shaqiri dha dorëheqjen mesditën e sotme nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare pranë Presidentit të Republikës.
Për këtë arsye, kreu i shtetit Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, falenderon ish shefin e SHISH për punën e kryer.
Ilir Meta: “Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar.
E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen.
Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni”.
Pas dorëheqjes së Shaqirit, presidenti Meta emëroi si Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.