Devis Muka, djali i teatrove shqiptare që ka marrë përsipër edhe të kërcej, i spikatur për rolet e tijë si: Nikollaq Jorganxhi në “Karnavalet e Korcës”, Gjino në “14 Vjec Dhëndër“, Henri Perkins në “Të cmendur pas parave” e shumë të tjerë, ka vendosur të shkëputet për pak kohë nga teatri për t’iu përkushtuar vallzimit në spektaklin “Dance With Me” në “Tv Klan”. Për këtë eksperiencë të re dhe shumë të pa thëna ai i ka rrëfyer eksluzivisht për Info Media Albania në një intervistë!
Devis Muka si lindi ideja për të qënë pjesë e spektaklit të vallzimit “Dance With Me”?
Kur më morën në telefon u çudita pasi unë në kërcim nuk ja kamë thënë kurrë.
Pse pranuat të ishit pjesë e këtij spektakli, kur ju më parë nuk ishit parë të eksperimentonit në fushën e vallzimit?
Ishte sfidë me veten pasi unë realisht nuk ja them fare, po fare nga kërcimi. Edhe në dasma ku të gjithë tërrbohen unë jam ai tipi që ri në tavolinë vetëm me pjatën.
Është i kënaqur me veten deri më tani Devisi në këteë eksperiencë të re?
Unë jam i kënaqur me veten, por vetja nuk është kënaqur me mua.
Në këtë kompeticion ju jeni i shoqëruar nga partnerja juaj Olta Boka. E zgjodhët apo ta zgjodhën?
Na zgjodhën por goditën në shenjë pasi pa të do ishte shumë e vështirë.
Sa e vështirë ishte për ju të përshtatenit me një partnere si Olta ku të dy në jetë keni profesione të ndryshme?
Jo nuk e patëm fare të vështirë pasi të dy i harruam fushat nga vinim dhe u futëm në një aventurë të re me qëllimin për të dhënë më të mirën tonë.
“Dance With Me “mund të quhet eksperiencë jetësore ku mund t’ju shërbejë edhe më vonë në profesionin tuaj, apo eksperiencë televizive për ju?
Njerzit që kërcejnë janë njerzit më me fat në botë. Nuk ka gjë më të bukur se emocioni që të jep muzika, ta çlirosh me lëvizje. Normale që kam një armë më tepër që mund ta përdorë kur të më duhet.
Si janë mardhëniet me kolegët, sepse është një pjesë e rëndësishme e këtij spektakli votat e tyre?
Në fillim ishim kolegë pastaj u bëmë miqë dhe tani jemi një familje. Vota është e fundit, para miqësisë që kemi me njëri-tjetrin.
Jeni parë nëpër koreografi të eksperimentoni jo gjithmon të njëjtën rrymë, zgjedhja e juaj me Oltën apo zgjedhja e Albit?
Është e gjitha meritë e Albi Nakos. Pa të ne thjeshtë do lëviznim, me të ne kërcejmë dhe e duam atë që kërcejmë.
Cilat janë pritëshmërit e producentëve nga çifti Olta dhe Devis?
Të ndjekim të njëjtin ritëm.
Sa herë që e shikoni veten në televizor cfarë mendoni?
Sa jam dobsuar. Kërceni pasi dieta më e mirë është kërcimi j’ua sigurojë.
A do e linit teatrin për televizionin?
Jo asnjëherë. Por mund ti bëj dhe të dyja.
Po aktrimin për vallzimin?
Dhe këto mund t’i bëj të dyja tashmë.
Juria e “Dance With Me” është një ndër elementet kyç të këtij spektakli. A ju kanë vlerësuar siç duhet sipas mendimt tuaj?
Juria ideale nuk egziston. Por edhe kur nuk na vlersojnë ne e kemi marrë me sportivitet.
Live Show i fundit ishte “shpërthimi” juaj. Pse nuk u vlersua nga juria? Mendoni se duhen padjeshkat edhe kërcimet që kanë një fabul më prekëse në këtë spektakël?
Gjithëkush ka mendimin e vetë por ju sigurojë që ne dhe publiku u kënaqëm vërtet shumë.
Sipas jush, cili është çifti më i mirë nga cast-i i vipave në “Dance with Me”?
Është tepër herët, pasi çdo javë ka ulje ngritjet, dhe nga java në javë të gjithë po përmirsohen.
Për jetën tuaj personale nuk është folur shumë sepse dhe lidhja juaj në një farë mënyre ka qënë shumë hermetike larg syve të mediave. Sa i dashuruar është Devisi me vajzën që ka në krahë?
Vetëm për tip hermetik dhe të mbajë lidhje hermetike që nuk jam. Të dashurosh nuk është turp të dashurosh është fat. Disa e shesin si dashuri por në fakt janë të vetmuar. Jam me fat që kam në krah një njeri që më kupton dhe më pranon ndonjëherë dhe marrëzitë që bëj.
Ka ndonjë idhull në jetën e Devisit që sado pak ka ndikuar në personalitetin, në karrierën tuaj?
Përveç familjes sime asnjë tjetër.
Çfarë do sakrifikonit për karrierën?
Kam sakrifikuar shumë gjëra ju siguroj.
Cilat janë planet më të afërta të Devisit për sa i përket teatrit dhe profesionit tuaj aktrimit?
Mund t’ju them se deri në dhjetor jam vetëm në skenën e “Dance With Me”.
Cfarë do ju thoje të gjithë atyre që të ndjekin dhe që do të lexojnë intervistën tuaj?
Ja kam futur kot gjatë gjithë intervistës. (Qesh)
Ekskluzive IMA / G. Qerimi