Ka nisur sonte në Top Channel sezoni i ri Fiks Fare me dy aktorët Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.
Që në puntatën e parë përveçse do të keni vënë re skenografinë e ndryshuar nuk mund t’ju ketë bërë përshtypje një moment televiziv që do të mbahet mend gjatë në historinë e programit dhe padyshim në atë të televizionit shqiptar. Dy aktorët e trashëguar nga rubrika e E Diell, “Pa Limit”, i kanë dhuruar show emisionit me ndoshta puthjen e parë gay në një format tv në Shqipëri, duke sfiduar kështu mentalitetin vendas por edhe duke përdorur ironinë e duhur për të sjellë në vemendjen e opinionit publik një temë si ajo e komunitetit LGBT, i cili ende në kohët tona është ‘pre’ e paragjykimeve. Por edhe pse kanë guxuar në daljen e tyre të parë dy prezantuesit e rinj të Top Channel duket se nuk janë pritur mirë nga publiku, i cili është ende i afeksionuar pas dy ish moderatorëve Fiori Dardha dhe Gent Pjetri (Doktori), dhe ka shprehur pakënaqësitë për këtë ndryshim të papritur. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar tek dy drejtuesit e rinj të cilët ja kanë dalë me sukses të mbyllin puntatën e parë të këtij sezoni. Suksese çuna!