Falë partnership-it të lidhur mes FremantleMedia International dhe SundanceTV seriali dramatik gjerman Deutschland 83 do të debutojë në ekranet amerikane për herë të parë. Kurrë më parë një serial dramatik i prodhuar në gjuhën gjermane kishte arritur të kalonte oqeanin Atlantik për të përfunduar në një nga rrjetet më të mëdha amerikane. Deutschland 83 është një fiction i prodhuar nga UFA për televizionin gjerman RTL. Ngjarjet janë të ambientuara në vitet ’80 me protagonist Martin Rauch (i interpretuar nga Jonas Nay), një djalë 24 vjeç nga Gjermania Lindore, i infiltruar nga shërbimet sekrete në ushtrinë gjermane të Gjermanisë Perëndimore, me qëllim zbulimin e planeve strategjike të NATO-s. Historia shtrihet midis sekreteve politike dhe personale, midis së vërtetës dhe zbulesat e asaj që duket të jetë, por që nuk është ashtu si mendohet.