Transmetuesi i mirënjohur ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle (DW) ka shprehur iniciativën e tij për të kontribuar për informimin dhe gjëndjen e refugjatëve nëpërmjet një kanali televiziv me transmetim 24 orë.
Një mundësi tepër e mirë që ky medium do të ofrojë është edhe mësimi i gjuhës gjermane nëpërmjet ekranit ku sipas planeve do të ketë një anë pozitive për refugjatët që i drejtohen Gjermanisë.
Si fillim kanali i DW në gjuhën Arabe që do të ndryshojë tërësisht tematikën e tij do të fillojë transmetimin e vet në Europën Perëndimore në Satelitin Astra (19.2 gradë në Lindje) duke filluar që nga 15 Dhjetori i 2015.
Ky shërbim do të ofrohet si pasojë e një bashkëpunimi midis Kompanisë së Shërbimeve Satelitore Astra dhe vetë gjigandit mediatik Gjerman.
Kanali do të transmetohet pa pagesë në frekuencat satelitore 11.627 Ghz .
DW Arabia ofron informacione dhe lajme për Gjermaninë në gjuhën Arabe 24/7. Gjithashtu përveç satelitit, ky kanal mund të shihet edhe në livestream në internet www.dw.com/arabic.
Info Media Albania| Nuk lejohet kopjimi i këtij lajmi pa autorizim