Për herë të parë në botë, Deutsche Telekom prezantoi E2E rrjetin 5G, fjalën e fundit të teknologjisë së komunikimit. Gjatë Kongresit Botëror të Telekomunikacionit në Barcelonë, grupi Deutsche Telekom prezantoi gjeneratën e pestë, zhvillimin më të ri për telefoninë e lëvizshme.
“Ne jemi plotësisht në rrugën e duhur me 5G dhe po vazhdojmë të nxisim standardizimin dhe zhvillimin në mënyrë që të mund të fillojmë zbatimin në vitin 2020 – ose edhe më herët”, shpjegoi Claudia Nemat, anëtare e Bordit për Teknologjinë dhe Europën në Deutsche Telekom. “Qëllimi ynë me 5G nuk është thjesht për të ofruar më shumë shërbime. Kjo teknologji e re do të trajtojë kërkesat e konsumatorëve në mënyrë më individuale.”
Kongresi Botëror i Telekomunikacionit mbahet çdo vit dhe Deutsche Telekom merr pjesë duke paraqitur zhvillimet e fundit të industrisë. Këtë vit, Deutsche Telekom njoftoi edhe fillimin e bashkëpunimit strategjik ndërkombëtar me gjigantin korean “SK Telecom” në fushën e shërbimeve, Internet of Things dhe projekteve të ngjashme novatore.
Drejtori Ekzekutiv i Deutsche Telekom Tim Höttges u shpreh se: “Ne po hedhim një hap gjigant me zhvillimin e rrjetit 5G, krijimin e rrjetit tonë evropian dhe nënshkrimin e bashkëpunimeve botërore.”
“dial” në kyçin e dorës tuaj
Deutsche Telekom dhe i.am+, kompani e krijuar nga këngëtari i njohur will.i.am kanë prezantuar në Kongresin e Barcelonës nisjen e bashkëpunimit mes tyre. Qëllimi i kësaj marrëveshje afatgjatë është nxjerrja në treg e produkteve “smart” dhe shërbimeve të reja.
Rrjeti 5G
Deutsche Telekom është kompania e parë në botë që paraqiti një sistem të plotë të rrjetit 5G. Kjo teknologji e fundit kalon çdo kufi për sa i përket aspektit kohor në të cilin i kryen veprimet. I gjithë ky proces kryhet në më pak se 1 milisekonda. Ky është një rekord teknik dhe një hap i rëndësishëm për të mundësuar një numër veprimesh në kohë reale të tilla si: makinat pa shofer, procedurat kirurgjikale në largësi e të tjera.
Rreth Deutsche Telekom
Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 151 milionë abonentë celularë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 17 milionë linja broadband (deri më 31 dhjetor 2014). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim celular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorët, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 228 000 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche
Telekom në vitin financiar 2014 ishin 62,7 miliardë euro dhe mbi 60% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.