Pas rrëfimit të Adua Del Vesco dhe Massimiliano Morra, i ndjekur nga deklarata e Gabriel Garko-s, një skandal po del në pah në mediat italiane, i cili përfshin ngjarje që datojnë prej kohësh, por së fundmi po bëhen publike.
Skandali mediatik! Nga Gabriel Garko, shantazhet te vetëvrasja: Për çfarë po flet gjithë Italia
Për ata që nuk janë të përditësuar, bëhet fjalë për AresGate, term që i referohet kompanisë së produksionit AresFilm si “porta e ferrit”. Sipas rrëfimeve të aktorëve, Lucifer (djalli) është Alberto Tarallo, producent dhe themelues i AresFilm, i cili ka menaxhuar yje të njohur, përfshirë Adua-n, Massimiliano-n dhe Gabriel Garko-n, dhe ka prodhuar disa seriale të suksesshme në Mediaset, si “Il bello delle donne” apo “Caterina e le sue figlie”. Nga çfarë po përflitet tani, Tarallo ka qenë i përfshirë në një farë sekti, i cili i detyronte aktorët të bënin gjithë çfarë ai kërkonte, në shkëmbim të famës.
Një detaj i dyshimtë po qarkullon në rrjet lidhet me takimin në “Grande Fratello VIP” të Adua Del Vesco me të dashurin e saj, Julin Condor. Në fund të takimit, ai mbulon buzët dhe pëshpërit disa fjalë, të cilat në dukje duken si “Ich Liebe Dich” (të dua). Megjithatë, fjalët tingëllojnë edhe si “Sprich nicht”, që kanë kuptimin “mos fol”. Madje në filim të takimit, ai i tha që të mos fliste për të kaluarën e saj, pasi duhet të flasë në një vend të përshtatshëm.
Thuhet se edhe Gabriel Garko është gjithashtu i përfshirë në skandalin AresGate dhe mendohet se është detyruar të fshehë homoseksualitetin e tij në këmbim të punës. Disa janë të mendimit se deklarata e tij u përdor për të tërhequr vëmendjen pas rrëfimit të Adua-s.
Aktori Lorenzo Crespi shkroi në Twitter se ky skandal daton që në fund të viteve ’80.
“Nëse do të kishte gjykatës, do të doja të pyesja diçka në lidhje me krijimet e këtij Luciferit: Gabriel Garko, Eva Grimaldi, Pamela Prati, Valeria Marini dhe të tjerë…a jeni të sigurt që nuk dini asgjë për këtë histori? Heshtja juaj gjatë gjithë jetës është turp.”
Pritet të bëhen publike të tjera të dhëna. Për momentin, asgjë nuk është e sigurt, përveç faktit që skandali sapo ka filluar.
Mes emocioneve, Gabriel Garko rrëfen se është gay në Grande Fratello Vip
Burimet: Corriere della Sera, Today Italia