Pak kohë më parë u bë me dije se moderatorja Ermira Çausholli do të rikthehej në ekran me një format të ri të quajtur “E ardhmja është vajzë”. Nga spoti i programit, që do të transmetohet në “Abc News”, deri më tani ishte kuptuar që do të ishte një hapsirë televizive i dedikuar për vajzat dhe historive të jetë së tyre e suksesit.
Na shkruani per te qene se bashku ne rrugetimin me te bukur televiziv kushtuar grave dhe vajzave! Mjafton te duash dhe je direkt pjese e programit! Sepse ti je e ardhmja🙏
Ndërkohë ditën e sotme, në një intervistë për “”Abc-ja e Mëngjesit”, Ermira ka zbuluar më shumë detaje nga emisioni që nis së shpejti në ekran. Moderatorja dhe njëkohësisht autorja, zbuloi se do të jetë në formatin e sfidave, ku do të vihen përballë një vajzë “e thjeshtë” dhe një VIP. Konkurimi mes të dyjave, që sipas saj do të vendosë përballë dy botë të ndryshme, do të tregojë se vajzat mund të bëjnë gjithcka dhe do të tregojë se në fund të ditës, janë të ngjashme.
Facile
My Dental
Çausholli tregoi se njëra prej sfidave do të jetë që protagonistet të bëjnë punën e njëra-tjetrës, për shembull nëse një deputete do të jetë përballë një fermerje, deputetja do të shkojë në fshat të mjelë lopën ndërsa fermerja do të mbajë një fjalim në parlament. Po ashtu do të ketë një sfidë, ku vajzat do bëjnë “punë burrash” dhe do tregojnë që mund t’i bëjnë shumë mirë. Gjithashtu do ketë momente ku do flasin për suksesin e jetës, vështirësitë, do bëjnë një dedikim dashurie dhe do të marrin surpriza nga djemtë e jetës.
Emisioni do të jetë i mbushur me emocione, mesazhe të rëndësishme por edhe me momente “funny”, një spektakël i vërtetë. Në fund Ermira tha se do të zgjidhet një fituese, “Gruaja e Vitit”, e cial do zgjidhet nga publiku me anë të televotimit. Pjesë e programit do të jenë edhe dy opinionistë meshkuj, jo për të gjykuar vajzat, por për të qenë pjesë e eksperiencës dhe për të dhënë mendimin e tyre gjatë sfidave.
Programi ka një format unik dhe ndër të tjera, kthen në ekran edhe modelin e vajzave që ndoshta tani nuk janë edhe aq në qendër të vëmendjes. Interesimi dhe pëlqimi i grave për të qenë pjesë e emisionit ishte i lartë që në fazat e para, që kur ishte thjesht një ide, ndërkohë që tani që është postuar thirrja për të marrë pjesë, ka pasur akoam më shumë këresa.
Shumë suksese për moderatoren e njohur dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim dhe ta ndjekim në ekran!