Ka dalë telefonata e fundit mes Shakirës dhe Gerard Pique-s, dy ditë para se këngëtarja të largohej nga Spanja. Ishte shfaqja televizive “Fiesta” e cila bëri publike përmbajtjen e telefonatës së fundit mes ish-çiftit. Ata zbuluan se në këtë komunikim janë shkëmbyer disa fjalë që nuk i kanë pëlqyer aspak ish-yllit të Barcelonës.
“Pique është i zemëruar, ai nuk dëgjon për arsye”, u shpreh “Fiesta”. Ndërsa për Shakirën thuhet se nuk e priste këtë reagim të Pique-s.
“Ajo është e mërzitur sepse biseda e tyre e fundit nuk ishte aq miqësore sa shpresonte”, shtoi programi.
Shakira ka nisur një jetë të re me fëmijët e saj pas ndarjes nga Gerard Pique, pasi këtë javë këngëtarja kolumbiane u zhvendos përfundimisht në Miami.
Shpërngulja e papritur e këngëtares kolumbiane në Shtetet e Bashkuara mund të ketë ndodhur për faktin se ajo u dëbua nga shtëpia ku jetonte në Barcelonë, pasi më 13 mars mori një letër ku i kërkohej të largohej nga shtëpia para 30 prillit.
Shtëpia ku ajo jetoi është në emër të BCN TWO&TWO SL, një kompani, administratori i së cilës është Joan Pique, babai i Gerardit. Edhe pse kishte kohë deri më 30 prill, këngëtarja e “Te Felicito” vendosi të transferohej menjëherë në Miami.
Përveç kësaj, lëvizja u bë e mundur për shkak se babai i saj William Mebarak është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet më 11 prill në shkollën e ty