Një ngjarje tronditëse është raportuar ditën e sotme nga Ksamili, ku një 12 vjeçare është përdhurnuar nga njerku i saj 40-vjeç, Elion Xhaferraj.
Vajza abuzohej seksualisht nga njerku që nga mosha 9 vjeçare. Në dosjen e saj bëhet me dije se 40-vjeçari e ka nisur ngacmimin duke e prekur në zomat intime, deri tek përdhunimi me forcë.
12-vjeçarja ka treguar se gjithçka ka nisur një ditë kur nëna e saj pa lante djalin 9 vjeç (fëmijën që ka me Elion Xhaferrajn), ndërsa 40-vjeçari kishte ndihmuar 9-vjeçaren që të bënte dush.
Ajo ka treguar se njeku e ka prekur në zonën intime duke i shkaktuar edhe dhimbje.
“Episodi i parë që referon në kallëzimin e saj e mitura ka nisur një ditë të zakonshme kur ajo ka qenë rreth 9 vjeçe dhe duhet të bënte një dush. Mami i saj do lante vëllain e vogel, ndërsa njerku tha se do të lante atë. Gjatë kohës që e ndihmonte të miturën të bënte dush njerku e ka prekur atë në vende intime duke e ngacmuar seksualisht edhe pasi kjo e fundit i ka thënë se ka dhembje dhe nuk duhet të vazhdonte ta prekte më,” thuhet në dosjen e saj.
Ngjarja ka agravuar më tej në kohën kur e mitura ka qenë në klasën e pestë një ditë kur vëllai i vogël i ka kërkuar mamasë së tyre që të flinte me të njerku ka shfaqur vullnetin për të fjetur me vajzën e mitur me justifikimin që ajo të mos ishte vetëm. Gjatë kohës që po flinte e mitura deklaron se njerku i është afruar dhe e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. 12-vjeçarja pohon se ka ndjerë shumë dhembje dhe njerku pasi ka mbaruar i ka thënë që të shkojë në tualet të pastrohet pasi ajo kishte gjakderdhje.
Sipas të miturës pas këtij episodi njerku i saj i thoshte vëllait që të luante përjashta me shokët dhe në momentin që e ëma nuk ndodhej në shtëpi ai hynte në dhomë mbyllte dritaret që mos ta hapte njeri dhe e vendoste te krevati me force pa dëshirën e saj e përdhunonte.
Hera e fundit që 40-vjeçari ka tentuar ta përdhunonte ka qenë më 4 janar të 2021, në momentin që njerku ka hurë në dhomën e vajzës ajo ka arritur të largiohet duke shkuar tek nëna, pasi ajo nuk kishte kohë të bisedonte me vajzën se ishte në punë, 12 vjeçarja ka shkuar tek tezja dhe ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. Më pas kjo e fundit ka njoftuar dhe nënën e të miturës.
Nënë e bijë kanë denoncuar në komisariat 40-vjeçarin, ndëtrsa gjykata ka marrë dhe venimin “arrest me burg” ndaj tij.