Detaje të reja nga abuzimi seksual i 13-vjeçares nga një 46-vjeçar në fshatin Vërdovë të njësisë Buçimas, Pogradec.
Vajza me të arrestuarin e akuzuar për marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me të miturën Blerim Bizgjoni ishin komshinj.
Bizgjoni, çoban është me origjinë nga Rrodokal i Mokrës dhe njihej në fshat si njeri problematik
Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se vajza vinte nga një familje shumë e varfër dhe i ati ishte me aftësi të kufizuara mendore ndërsa e ëma pa punë.
Nga burimet mësohet se abuzimi seksual ka nisur më 30 korrik kur ka marrë vajzën me pretendimin se do të kujdesej dhe do e mbronte.
“Mësohet se abuzimi seksual ka nisur ditën e Bajramit dhe më pas e ka mbajtur me forcë për më shumë se dy muaj.
Vetëm 2 ditë më parë vajza ka mundur të takojë oficerin e zonës duke bërë denoncimin. Nga ekspertë ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht dhe rrahur mizorisht nga autori.