Ekspertiza paraprake
Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, thuhet se arma e infektivit të policisë ka bërë dy qitje dhe njëri prej plumbave e ka prekur 25-vjeçarin në pjesë e shpatullës nga pas i ka dëmtuar organet jetike. Të dy policët e forcave Shqiponja kanë deklaruar se i riu ka patur një send të dukshëm si armë që e ka nxjerrë nga brezi. Euronews raporton se në dëshminë e tyre, policët thonë se i kanë kërkuar të ndalojë, por ai është larguar me vrap. Sipas tyre, ky veprim i 25-vjeçarit ka bërë që policët ta ndiqnin nga pas. Ekspertiza paraprake thotë se i ndjeri nuk është goditur në kokë.
Gjendja e të lënduarve
Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se Urgjenca Kombëtare, e pranishme në vendngjarje, ka transportuar 10 të lënduar, 9 prej të cilëve janë policë. Ministria njofton se gjendja e njërit prej policëve është serioze, pasi rrezikon të humbasë syrin për shkak të një dëmtimi dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Policia
Deklarata e Policisë
“[…] Ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka, kapsolla e sende të tjera, duke plagosur 9 punonjës policie. Si pasojë e plagëve të marra, 3 punonjës policie janë në gjendje më të rëndë në spital, pasi kanë dëmtime serioze në kokë dhe në trup, të shkaktuara nga sulmi me sende të forta nga protestuesit, ndërsa 6 punonjës policie janë në gjendje më të stabilizuar.”
Pamjet nga post-protesta në kryeqytet
Momente të tjera në video kronika