Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e Pogradecit, ku 46-vjeçari Blerim Bizgjoni, tashmë i arrestuar, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare përgjatë një muaji. Bëhet me dije se Bizgjoni ka qenë komshi me familjen e të miturës dhe i ka kërkuar prindërve të saj ta merrte në shtëpi e të kujdesej për të, pasi babai i 13-vjeçares kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa nëna ishte e papunë.
Burimet nga grupi hetimor thonë se 46-vjeçari e ngacmonte vajzën prej 1 viti dhe e ka dhunuar kur ka shkuar në shtëpinë e tij, pasi ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie me të. Sipas tyre ai ka abuzuar seksualisht me të miturën në ditën e Bajramit, teksa e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie deri në orën 4 të mëngjesit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e nesërme.
Bizgjoni e ka kërcënuar vajzën e mitur të mos shkonte në polici, pasi aty nuk do e besonin sepse ai kishte mik një drejtues kryesor. Ndërkohë ka qenë vajza e 46-vjeçarit ajo që ka zbuluar marrëdhënien e shoqes së saj me babain dhe i ka thënë që të hiqte dorë prej tij. Sipas dëshmisë kjo ka qenë biseda mes tyre:
“-(Vajza e 46 Bizgjonit) Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim.
-(E abuzuara) Unë nuk mundëm, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici
-(Vajza e Bizgjonit) Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.
-(e abuzuara) Nuk mundem”
Më pas të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe kanë telefonuar operativin e zonës për t’u takuar, ndërsa denoncimin e ka bërë në komisariat bashkë me nënën e saj dhe një psikologe. Grupi hetimor dyshon se 46-vjeçari po përgatiste terrenin për ta trafikuar të miturën, ndërsa është në hetim edhe për një tjetër rast, pasi të njëjtën gjë besohet se ka bërë edhe me një tjetër viktimë.
Ndërkohë i arrestuari deri më tani nuk ka pranuar asgjë para policisë.