Zbardhen detaje të reja nga grabitja e shtëpisë së këngëtares së madhe, Vaçe Zela, në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se autorët kanë arritur të hapin derën e banesës së këngëtares me kartë, pa e thyer atë, dhe janë futur brenda pa kartë.
Siç mëson gazetarja, grabitja e banesës së këngëtares Zela ka ndodhur këtë fundjavë, ku autorët kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë. Vjedhja është konstatuar nga motra e këngëtares, e cila kujdesej për shtëpinë, pasi aty nuk banonte njeri.