Detaje të reja shumë tronditëse janë bërë me dije së fundmi në lidhje me ngjarjen e Kombinatit, ku u gjetën të vdekura nënë e bij, Zhaneta dhe Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi është në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gazetarja e kronikës Dorjana Bezat, duke iu referuar ekpertëve mjekoligjorë, ka thënë se dyshohet se trupi i 33-vjeçares Anisa Josifi ishte i dekompozuar, pasi ajo dyshohet të kishte nga dy javë deri në 5 muaj e vdekur.
Për trupin e pajesë kujdesej nëna me vajzën tjetër, duke e lyer me vaj dhe mbështjellë me shtroje.
“Grupi hetimor ka nxjerrë detaje të reja tronditëse në lidhje me ngjarjen e bërë publike mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit. Dyshohet se 33-vjeçarja dyshohet të ketë ndërruar jetë 5 muaj më parë dhe mbahej në banesë gjatë kësaj periudhe. Për trupin e saj kujdesej nëna dhe motra. Fqinjët dhe të afërmit e tjerë thonë se kishin muaj pa kontaktuar me vajzën e saj, dhe nëna apo motra tjetër thoshin se ishte në gjumë ose në punë.
Policia ka gjetur bredna banesës enë me përbërje të ndryshme dhe me vaj që e përdornin për të lyer trupin e viktimës që të mos dekompozohej. Këto konstatime u bënë dhe nga ekspertët ligjorë. Për të nxjerrë kohën ekzakte të vdekjes së saj do duhet edhe një kohë më e gjatë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja vaji që e përdorte nëna me motrën tjetër për të mos u dekompozuar trupi dhe për të mos ardhur erë të keqe. Trupi ishte mbështjellë me shtroje dhe mbulesa të shumta.
Policisë i ka ardhur në ndihmë dëshmia e Blerta Josifit, e cila është gjetur në jetë dhe ka komunikuar me punonjësit e policisë. Ajo ju ka thënë atyre ‘ju se keni idenë se cfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur një jetë më të mirë.’ Unë si gazetare e kronikës kam mbuluar raste të tilla, edhe fëmijë të vegjël. Kanë qenë raste që i përkasin këtij sekti, sektit të Jehovait. Në informacionet e fundit Policia ka qenë tre javë më parë në familjen Josifi sepse kanë pasur informacione se nëna dhe dy vajzat nuk dilnin nga shtëpia. Policia ka marrë kontakte me to, edhe familjarët kanë marrë kontakt me to. Por ato nuk dilnin, flisnin vetëm nga dera dhe nxirrnin justifikim se nuk dilnin nga shtëpia apo nuk shkonin në punë për shkak të koronavirusi”, tha gazetarja.