Nëse mendoni se i keni dëgjuar të gjitha versionet e këngës “Despacito”, të përpunuara në shqip, gaboheni. Ky që do të mund të dëgjoni tani është padyshim versioni më identifikues, pasi Despacito vjen tanimë me çifteli!
“Përshëndetje për të gjithë adhuruesit e çiftelisë, përmes kësaj vepre (instrumental) e punuar në versionin shqip çiftelinë do ta njohë e tërë bota, ndërsa ne shqiptarët do të mburremi me të”, ka shkruar instrumentalisti Fatmir Makolli.