Pritej që në fillim të Qershorit, muaji ky që mirëpret dhe verën, por mesa duket, ka ndërruar destinacion. Bëhet fjalë për “Summer Land”, format veror në Agon Channel i cili do të pasqyronte argëtimet, festat, sfilatat, cocktailet dhe jetën e natës gjatë kësaj vere. Por mesa duket Summer Land-I humbi “si sopata pa bisht” sepse në vend që të transmetoheshin xhrimet e I këtij viti, po transmetohen ato të vitit të kaluar.
Një ndër ish moderatoret dhe autorja e këtij programi, Romina Ruda e cila para pak kohësh u largua nga Agon Channel, ka reaguar nëpërmjët një statusi në Facebook, ku shpreh me ironizim mos lançimin e ketij formati për këtë verë :
Nuk dihet ende pse Summer Land për 2015-ën , ka dështuar. Është e pakuptueshme pse nuk u transmetua asnje emision për këtë vit, madje as Agon Channel nuk ka dhënë një njoftim për mos transmetimin e këtij programi.
IMA/ J.Kasaj