Aktori turk që në fakt është me origjinë nga Shqipëria, Can Yaman, u bë akoma më i famshëm me rolin e tij si protagonist në serialin “Erkenci kus”. Fama e tij kaloi kufijtë e Turqisë duke u bërë i famshëm në shumë shtete të botës.
Sot ai është një ndër aktorët më të paguar dhe i cilësuar si një ndër meshkujt më simpatik të kinematografisë. Angazhimet e tij të fundit ishin me serialin “Bay Yanlis”, ku luan krah Ozge Gurel, me të cilën ka luajtur edhe në “Dolunay”.
Mirëpo është konfirmuar se seriali i Can Yaman do të japë finalen këtë të premte në serinë e 14-të. Ky lajm i cili i ka mërzitur fansat, të cilët janë edhe përtej Turqisë. Ky vendim ka ardhur si shkak i shikueshmërisë së ulët në Turqi edhe pse fansat e huaj e kanë ndjekur shumë këtë serial.