Transmetuesi publik rumun TVR nuk do të ndërpresë transmetimet analoge brenda këtij viti, nga sa ishte parashikuar më parë nga autoriteti vendas në përputhje me afatet e përcaktuara nga BE.
Mediafax raporton se Dragos Tudorache, ministri rumun i Komunikacionit, ka bërë të ditur se qeveria shumë shpejt do të miratojë një ligj për shtyrjen e procesit të switchoff të transmetimeve analoge për një tjetër datë. Arsyeja për këtë është se shumë banorë në zonat rurale të Rumanisë nuj kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë pajisje digjitale për marrjen e sinjalit tokësor. Si rezultat, propozimet për të futur subvencione për blerjen e pajisjeve të tilla tani janë duke u diskutuar nga autoritetet.
Aktualisht më shumë se një milion rumunë, veçanërisht në zonat rurale, shohin TVR dhe disa kanale televizive private me anë të antenave të thjeshta të montuar në shtëpi dhe pa paguar një abonim kabllor ose satelitor.
Megjithatë, Rumania është një nga vendet me depërtimin më të madh të pay-TV në Evropë, me mbi 90% të banorëve janë përdorues të TV kabllor apo satelitoor