Filmi fantastiko-shkencor Tenet duket se nuk po korr sa duhet sukses dhe kjo për shkak se kur u publikua një pjesë e konsiderueshme e kinemave ishin të mbyllura. Por një konkurrent shumë i fortë në këtë mes është filmi me protagonist kryesor aktorin e famshëm Robert De Niro, që portretizon një gjysh i cili hyn në luftë me nipin e tij, ka arritur ta rrëzojë filmin me buxhet të lartë.
Në vetëm dy muaj që është publikuar edhe filmi me titull “The War with Grandpa”, që në javën e parë të shfaqjes ka arritur të pozicionohet në vendin e parë falë shitjes së biletave që deri më tani kanë shkuar në 3.6 milionë dollarëve.
Projekti i fundit i regjisorit Christopher Nolan, “Tenet”, aktualisht renditet në vend të dytë me 2.1 milionë dollarë të arkëtuara në vetëm gjashtë javë, shumë pak nga sa ishte e parashikuar. Ky film është realizuar me një buxhet marramendës, prej gati 205 milionë dollarësh, i cili u publikua në kohë pandemie.
Me regji nga Tim Hill, komedia “The War with Grandpa” bazohet në librin për fëmijë me të njëjtin emër. Filmi rrëfen historinë e gjyshit Ed, i cili shpërngulet të jetojë me familjen e së bijës dhe kështu detyrohet t’ia zërë dhomën e gjumit nipit të tij, Peter.
Ky i fundit nuk pajtohet me idenë se duhet të flejë në një dhomë me gjyshin. Së bashku me shokët e tij, ata thurin plane duke realizuar intriga nga më të ndryshmet, i cili në fund arrin që të flejë me nipin e tij në një dhomë. Në film po ashtu luajnë aktorët e njohur hollivudianë, Uma Thurman dhe Christopher Walken.
Ndërkaq, në vendin e tretë, të katërt dhe të pestë renditen filmat “Hocus Pocus”, “The New Mutants” dhe “Unhinged”.