Mesaduket, Shqipëria do të mbesi përsëri mbrapa përsa i pëkret proçesit të shumë përfoluar te dixhitalizimit, i cili ka shkaktuar jo pak debate kohëet e fundit. Në një mbledhje të organizuar ditën e sotme (1 Shkurt 2016), në Autoritetin e Mediave Audiovizive, ka dështuar përsëri proçesi i dhënies së liçensave për transmetimet numerike të dy televizioneve kombëtare më të mëdha në Shqipëri, Top Channel dhe TV Klan si dhe platformës transmetuese Digitalb dhe SuperSport.
Sipas AMA, shkaku ishte mosvotimi i dy prej anëtarëve te bordit të “Beauty Contest”, përkatësisht përfaqësuesve të Partisë Demokratike,. Sami Nezaj, zëvëndëskryetar dhe Zj. Suela Musta, anëtare, të cilët nuk kanë aprovuar dhënien e lejes për të transmetuar në kulitetin High Definition në rrjet valor tokësor, për kompanitë mediatike më siper.
InfoMedia Albania