Nga viti 1967 e deri më sot, shumë nga pajisjet që kanë revolucionarizuar jetën tonë janë prezantuar dhe festuar në CES në Las Vegas, panairin gjigant të teknologjisë kushtuar elektronikës së konsumit: nga videoregjistruesit VHS te disqet kompakte CD, nga Snes i Nintendo tek Blu-ray Ray. Çdo vit, kompanitë që mbërrijnë në Nevada sfidojnë njëra-tjetrën për çmimin e Inovacionit, që u jepet ideve më novatore në këtë ngjarje. Por për të transformuar një ide të thjeshtë në një produkt masiv, duhet këmbëngulje, intuitë, pak fat, por edhe strategjia e duhur. Kjo është arsyeja pse Prelaunch, një platformë që studion se si të lançohen më së miri produktet në treg, prezanton këtë vit, për herë të parë në historinë e Consumer electronic show, ekspozitën e electronic flops. Në galerinë e mëposhtme ju njohim me 10 produktet më katastrofik.
01 Twitter Peek
Pse të cicëroni nga një smartphone normal kur mund të keni një pajisje vetëm për Twitter? Ideja e çuditshme që u shfaq në skenë në vitin 2009 dështoi keq. Kush e di pse.
02 Apple iPod hi-fi
I lëshuar në vitin 2006, ky altoparlant iPod zgjati vetëm një vit në dyqanet e Apple përpara se të zëvendësohej nga një mori markash të tjera.
03 Amazon Fire Phone
As Jeff Bezos nuk ka arritur të vendoset në tregun e smartfonëve. Fire, i lëshuar në vitin 2014, përveçse ishte i shtrenjtë, nuk ju lejonte përdorimin e aplikacioneve si Google Maps. Thuhet se falimentimi i ka kushtuar Amazon-it 170 milionë dollarë.
04 Apple Pippin
Arsyeja pse Apple heziton të lançohet në tregun e lojërave është kjo konsolë, e lëshuar në vitin 1995. Arsyeja e dështimit të bujshëm? Shumë pak videolojëra të disponueshme dhe çmim i lartë. Kaputt.
05 Microsoft Kin One
Ky smartphone i lançuar nga Microsoft në vitin 2010 dhe i projektuar mbi të gjitha për entuziastët e rrjeteve sociale zgjati vetëm katër muaj në treg.
06 Microsoft Zune
Ndonjëherë të qenit i pari në treg është vendimtar. Zune u përpoq të ndiqte suksesin e iPod, por kurrë nuk arriti të konkurronte, pavarësisht se Zune ishte një produkt me cilësi të mirë.
07 Nintendo Virtual Boy
Kur Nintendo lançoi konsolën e saj me një shikues 3D në 1995, realiteti virtual ishte fantashkencë. Shumë përdorues vuanin nga dhimbja e kokës, dhe shumë nuk u pëlqenin grafikat kuqezi.
08 Nintendo Wii U
Nëse Switch ishte një sukses, Wii U nuk arriti të fitonte sfidën me PlayStation 4 dhe Xbox One. Shumë përdorues nuk e pëlqyen maxi gamepad dhe mungesa e titujve të palëve të treta e bëri pajisjen një dështim.
09 Nokia N-Gage Qd
Telefon inteligjentë apo console? Në vitin 2003 Nokia u përpoq t’i kombinonte të dyja në një produkt të vetëm, por rezultatet për sa i përket dizajnit ishin katastrofike, edhe në versionin e dytë, sepse funksionet e njërit kufizonin tjetrin. Me pak fjalë, as mish dhe as peshk.
10 Sony Google tv remote
Përdorimi i telekomandës për të përdorur televizorin inteligjent është një gjest i zakonshëm. Por kur Sony dhe Google lançuan këtë model në vitin 2012, nuk u shkoi në mendje dy që ndoshta 88 butona ishin shumë edhe për më super-entuziastët.