Në prag të sezonit turistik, vendet e BE po lëvizin në mënyrë të pavaruar për të rihapur kufijtë dhe jo gjithmonë po bazohen në reciproritet.
Spanja do të hapë kufijtë e saj tokësorë me Francën dhe Portugalinë nga 1 korriku, tre muaj pas mbylljes së tyre për shkak të pandemisë. Në mënyra të ndryshme po rihapen kufijtë edhe në vendet e tjera.
Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme, Yllva Yohansson, ka deklaruar se do të zhvillojë një takim virtual të Ministrave të Brendshëm të BE
“Unë besoj se po i afrohemi momentit kur duhet të eliminojmë të gjitha kufizimet në kufijtë e brendshëm dhe kontrollet kufitare – thotë Ylva Johansson.
“Në takim do t’ju propozoj shteteve anëtare që të heqin të gjitha kontrollet në kufijtë e brendshëm sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë e dëshirueshme për të gjithë duhet të jetë fundi i qershorit”.
Nëse çështja e kufijve të brendshëm evropian është më e lehtë për tu zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm është më e ndërlikuar. Ministrat e jashtëm francezë dhe italianë u takuan në Romë për të provuar të gjejnë një pozicion të përbashkët, një hap thelbësor për lëvizjen e lirë brenda Kontinentit të Vjetër.
“Kur bëhet fjalë për kufijtë e jashtëm, është mirë që të kemi të njëjtën qasje – shtoi Johansson – Ky është një parakusht për të patur kufij të hapur brenda Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen. Kjo është arsyeja pse ky diskutim do të jetë shumë i rëndësishëm” .
Ekziston ndërkohë një presion i fortë nga industria e turizmit për të përshpejtuar rihapjen edhe pse ka ende rreziqe. Greqia ka njoftuar rihapjen, por u detyrua të pezullojë fluturimet përsëri nga Katari pas mbërritjes së 12 pasagjerëve që u testuan pozitiv për Covid 19.