Ish zv.ministri i Arsimit Taulant Muka, parashikoi një muaj më parë se në Shqipëri deri më 18 prill do të kishte minimumi 250-300 të vdekur, mbi 1000 persona do të ishin në gjendje të rënduar dhe mijëra të tjerë në gjendje të rënduar.
Teksa data sot shënon 18 prill, kemi vetëm 548 të infektuar dhe nga këto, 302 janë të shëruar, 26 persona kanë vdekur dhe vetëm 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në vazhdën e personave që intervistohen për të thënë diçka për Covid-19, Muka lëshoi një deklaratë e cila shkaktoi jo pak panik te qytetarët dhe më shumë te ata që e marrin të mirëqenë pasi u shfaq në televizionin “Top Channel”, në një prej kanaleve kryesore në vend.
Këto parashikime në këtë moment nga divani i shtëpisë, nuk janë të lejueshme jo vetëm për personazhë mediokër por as për televizionë të kalibrit të Top Channel që i krijon hapësira të tilla këtyre deklaratave që mbjellin panik dhe pasiguri.
Deri më tani, parashikuesi i 250-300 viktimave jo vetëm që s’ka kërkuar ndjesë por vijon të shfaqet sikur asgjë s’ka ndodhur. (TemA)