Deputeti opozitar, Halit Valteri është jo pak aktiv në faqen e tij të Facebook, ku poston shpesh qëndrimet e tij apo grupit parlamentar.
Por këtë të premte ai ka habitur miqtë dhe ndjekësit në profilin e Facebook , duke postuar një foto me këngëtaren Dafina Zeqiri. Deri këtu duket gjithçka normale, por ajo çfarë i ka bërë të gjithë të mendohen janë vargjet e dashurisë që shoqëronin postimin, e nuk mungonin as zemrat.
“Mos e le ti, mos e le… Mos e le dashninë mu shu…. Mos e le ti, mos e le… A e din se sa të du?”, këto janë vargjet që shkruante Valteri në postim.
Vargje, këto, të marra nga kënga “Një herë në jetë” e vetë këngëtares.
Por nëse vargjet mund të justifikohen, zemra pranë emrit të këngëtares të lë shumë të mendosh.
Gjithsesi, nuk po bëjmë asnjë koment, po ia lëmë kohës dhe vetë personazheve që të sqarojnë vargjet e dashurisë dhe zemrat…