Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon shefin e qeverisë, Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se kanë nisur sërish sulmet nga RTV Ora dhe emisioneve që denoncojnë skandalet e qeverisë.
Sipas Berishës, referuar një denoncimi nga një punonjës i ministrisë së Brendshme, Rama e Lleshaj shkarkuan administratorin shtetëror Arjan Baçi dhe në vend të tij kanë emëruar dy të tjerë, duke marrë vetë kompetencat ligjore të gjykatës.
Denoncimi i Berishës:
Edvin Hajduti dhe Gjeneral Hashashi sulm te ri banditesk kunder Ora News!
Te verbuar nga urrejtja per gazetaret denoncimet dhe emisionet e tyre, shkarkojnë ne kundërshtim me ligjin administratorin e emëruar nga gjykata Arjan Baçi.
Ne shkelje te plote te ligjit ata kane emëruar dy administratore vet duke marre kështu kompetencat ligjore te gjykatës.
Urdhri i tyre, shkatërrimi me çdo kusht i emisioneve te Ora News dhe shndërrimit te kesaj medie ne binjake te mediave te Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes etj.
Duke denuar me ashpersine me te madhe veprimet banditeske te Edvin Hajdutit dhe gjeneral Hashashit, ju bej thirrje organizatave ndërkombëtare te mediave te mbrojnë gazetaret e ORA Neës nga sulmet banditeske te Edvin Hajduti.
Une gjithashtu i bej thirrje Ylli Ndroqit te zbardhë me guxim para opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar te gjithë telefonatat qe ka patur me Edvin Hajdutin per televizionin, çeshtje biznesi dhe çeshtje te tjera pasi ato jane te regjistruara.
Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb
Përshëndetje doktor Berisha
Po të vë në dijeni për tërbimin e radhës të Edi Rames dhe Sandër LLeshajt ndaj televizionit ora neës dhe RTv ORA.
Në datën 8 tetor në institucionin tonë është bërë një tjetër debat për këtë televizion. Drejtorit të agjencisë se pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara Artur Kala I është tërhequr vërejtje me porosi nga siper fare se nuk arriti të përulë gazetarët.
Inatin e kishin me emisionet që nisën të plota dhe sidomos me Alfred Lelën por dhe me emisionin boom që denoncoi zhvendosjen e banorëve nga njësitë e banimit pa I vënë në dijeni.
Administratorit Arjan Bacit po me porosi te Edi Rames i është kërkuar të japë dorëheqjen. Ndërsa në television u vendosën dy administrator të tjerë. Skandali qendron qe dy administratoret janë emëruar pa një vendim gjykate, por vetëm me udhër të Kalas dhe të ministrit Sandër Lleshi. Anashkalimi I Gjykatës dhe Prokurorisë së Posacme me nje vendim qarkullues te Ministrise se Brendshme eshte jo vetem tentative per nenshtrim policor ndaj vijes editorial te televizioneve por edhe shmangie e pergjegjesise juridike dhe penale ndaj dy kamikazeve te emeruar nga Lleshi duke mos patur nje vendim te Gjykates se Posacme. Kjo do te thote se Sander Lleshi mund te emeroje administrator te televizioneve edhe nje polic te thjeshte.
Qëllimi është kriminal për të mbajtur në kontroll lajmet që nxjerr ora neës si dhe për t’I bërë presion bisneseve të mos kënë marrëdhënie reklamash me atë ekran.
Gjithshka bëhet më urdhrat që jep me gojë ne emer te kryeministrit Sandër Lleshaj dhe jo me vendim gjykate siç e kërkon ligji.
Dy kamikazet administrator te paligjshem, jane betuar para ministrit se misionin per te gjunjezuar ekranet e Ora Neës do ta cojne deri ne fund
Ju lutem anonym
Punonjes ne Ministrine e Brendshme