Gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale një denoncim në të cilin thuhej se kënga pjesëmarrëse e këngëtarit Kastro Zizo në Festivalin e RTSH-së ëshët skualifikuar për arsye politike.
Gjithashtu përmes një tjetër statusi në rrjete sociale Zizo u shpreh se mos pranimi i këngës së tij në këtë festival nuk duhej të merrej për asnjë çast politikisht. Ndërkohë nuk ka vonuar reagimi i zëdhënëses për shtyp të këtij festivali, gazetares Kozeta Kurti, e cila gjithashtu i ka mëshuar faktit se ky eliminim nuk është bërë për arsye poiltike. “Mos i përdorni artistët politikisht!
Gjatë ditës së sotme, mediat janë fokusuar në një status të Z. Sali Berisha, sipas të cilit Kastro Ziso është përjashtuar nga edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës për shkak të tekstit politik.
Kënga e Kastros nuk është përjashtuar nga Festivali. Ajo nuk ka kaluar këtë fazë të garës, njësoj si edhe afro 40 këngë të tjera, për të cilat do ishte absurde, demotivuese, detajimi i arsyeve të skualifikimit.
Komisioni i përbërë nga:
- Luan Zhegu
- Makelian Kapedani
- Ben Andoni
- Edmon Rrapi
- Sokol Marsi
kanë votuar secili në mënyrë të pavarur dhe mbajnë përgjegjësi personale për integritetin e tyre profesional.
Çdokush është i lirë të mbrojë krijimtarinë e tij artistike, por askush nuk ka të drejtë të ndosë artin me politikën. Kësaj të fundit i del teatri në të cilin interpreton çdo ditë,”-përfundon Kozeta në rrjete sociale./Gazeta Express/