Një denoncim i fortë është bërë publik ditën e sotme, ku thuhet se Drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj, ka goditur mjekun e urgjencës së spitalit Edison Skendo!
Ky denoncim është shëprndarë nga ish-sekretari i PD Namir Lapardhaja.
“Drejtori i policisë Berat dhunon mjekun e urgjencës.
Drejtori i policisë së Beratit, për të cilin vetëm në kohët e fundit ka pasur disa dëshmi publike për dhunë ndaj punonjësve të policisë, favorizim të bizneseve në dëm të të tjerëve dhe që mban rreth vetes njerëz që u bëjnë presion fermerëve, vetëm pak minuta më parë nga dhunuar mjekun e urgjencës Edison Skëndo (specializant në kardiologji). Gjithçka ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në prani të shumë dëshmitarëve. Nga përgjigjet që mora nga disa dëshmitar të nisjes së konfliktit, më thanë se gjithçka nisi kur vet Drejtori i kërkoi lejen e lëvizjes mjekut Skëndo dhe vëllait të tij. Në debat e sipër, Drejtori ka goditur të vëllanë e mjekut, pastaj situata është thelluar edhe më tej. Aktualisht mjeku dhe i vëllai gjendet brenda ambienteve të DVP Berat dhe duhet një reagim i menjëhershëm që tē mos vijoi dhuna më tej e këtij njeriu”, shkruan Lapardhaja.