Aktori i njohur kanadez, Ryan Grantham, i njohur për rolin e Jeffrey Augustine në serialin e famshëm “Riverdale”, është dënuar me burgim të përjetshëm, pas akuzës se vrau të ëmën në vitin 2020. 24-vjeçari është dënuar nga Gjykata Supreme në Mbretërinë e Bashkuar, për vrasje të shkallës së dytë.
Ai u deklarua fajtor pasi pranoi krimin dhe gjithashtu faktin se kishte qëlluar me armë mamanë, në pjesën e pasme të kokës, ndërkohë që ajo luante në piano në ambientet e shtëpisë.
Çka e bën më brutal krimin është fakti se aktori e xhiroi më pas ngjarjen me një kamera, gjë që e ka pranuar edhe në gjykatë: “E qëllova në pjesën e pasme të kokës. Në atë moment, ajo duhet ta ketë ditur që isha unë. Vrava nënën time”.
Më pas, sipas asaj që dihet, Grantham piu birrë dhe konsumoi marijuanë dhe 4 orë pas krimit, mori me vete 3 pistoleta, 13 kokteje molotovësh dhe mjete kampingu e u arratis me makinë. Pas 200 km, u vetëdorëzua në stacionin e policisë duke thënë thjeshtë: “Vrava nënën time”.
Ekipi ligjor i 24-vjeçarit u shpreh se ai është përballur me ankth dhe depresion klinik dhe përpara se të vriste nënën e tije madje donte të vriste veten dhe të lëndonte të tjerët. Gjykata ka vendosur me vendim të prerë që për 14 vitet e para të dënimit të tij, Ryan të mos gëzojë të drejtën e lirimit me kusht.