Ashtu si ju kemi informuar edhe më parë, Monika Stafa, një nga prezantueset e lajemve më të vjetra të Top Channel dha dorëheqjen e saj nga ky pozicion pas vendosjes së saj si Kryetare e Këshillit të Ankesave në AMA.
Menjeherë, drejtuesit e këtij gjigandi mediatik janë vendosur në kërkim të një moderatoreje të lajmeve e cila do të zvëndësojë Monika Stafën por edhe për të plotësuar vendin vakant të moderatores në TCH.
Burime të InfoMedia Albania, bëjnë me dije se Top Channel i ka drejtuar ftesën për këtë pozicion një prej prezantueseve të edicioneve informative në kanalin all news Ora News, Denisa Pashollit e cila e ka lënë ende pezull përgjigjen e saj.
Top Channel para disa javësh shtoi në grupin e prezantuesve të edicioneve të veta, edhe Arlind Isain një prej spiker-ve të Top Albania Radio.
EKSKLUZIVE e IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia