Denisa Onjea është fituesja e edicionit te pare te “Tu si que vales”. 26-vjeçarja që për herë të parë shkeli skenën e “Tu si que vales” e shoqëruar nga profesor Robert Radoja në piano, ka shkëlqyer në çdo mbrëmje. E veshur në të bardha, Denisa që nga Akademia e Arteve ka udhëtuar drejt një skene gjigande, arriti të triumfojë mes dhjetëra konkurrentëve që vinin jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga shumë vende europiane. Vendin e dyte ne edicionin e pare te spektaklit te talenteve ne Vizion Plus e fituan Klaudja dhe Era, dy motrat qe e ndezën skenën me performancat e tyre. Klaudja dhe Era Duro ishin ne finalen e madhe me nënën e tyre, nje artiste e njohur e cirkut kombëtar. Djemtë nga Kosova, Arbnori dhe Agenori ia kane dale te fitojnë vendin e trete te këtij edicioni te pare te “Tu si que vales”. Vëllezërit performuan Mariachin shoqëruar nga orkestra e “Al Pazar” dhe balerina e njohur Olta Ahmetaj. Por pjese e natës se madhe te “Tu si que vales”, nuk jane bere vetëm balerinët e “Dancing with the stars” apo orkestra e “Al Pazar”, por edhe personazhe te njohur te muzikës e spektaklit ne vend. Nje nga performancat më të duartrokitura ka qenë edhe ajo e Lindrit Hoxhës dhe kandidatit të majtë për kryetar bashkie në kryeqytet. Duket se te gjithë e kane shijuar kete finale te madhe, një nate te mbushur plot emocione dhe art. Rrugëtimi i suksesshëm i “Tu si que vales” që përcolli përmes ekranit te Vizion Plus art dhe emocione per 12 jave rresht, ka kurorëzuar edicionin e parë nën emrin e Denisa Onjea.
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...