Denisa është vogëlushja që u shpall të martën në mbrëmje fituese e spektaklit Masterchief Junior Albania 1, një prodhim ekskluziv i RTSH. Spektakli i parë i këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan arriti për 12 javë të mbante mbërthyer si rrallë herë vemendjen e publikut shqiptar në ekranin e RTSH. Nga 200 fëmijë që u ofruan të merrnin pjesë, juria zgjodhi 32 fëmijë, prej të cilëve javë pas jave mbetën në garë talente vërtetë të rrallë në fushën e gastronomisë.
Denisa arriti të fitonte ndaj konkurentit tjetër, Roeltit, duke ofruar për jurinë një antipastë me karkaleca, shparguj dhe krem avokadoje. Si pjata kryesore ajo solli levrek me salcë mustarde dhe perime të ndryshme mesdhetare, ndërsa për ëmbëlsirë një çiskejk me fruta pylli.
Pavarësisht se një emision dedikuar fëmijëve, Masterchief Junior Albania 1 ishte një prodhim gjigand me plot sakrifica, surpriza dhe realizime të një ekipi të shkëlyer profestionistësh në RTSH. Me përfundimin e spktaklit të parë, tashmë RTSH ka lajmëruar edhe fillimin e regjistrimeve të kandidatëve për Masterchief Junior Albania 2.