Moderatorja e njohur e ekranit Marina Vjollca është solidarizuar me kauzën për të mbrojtur të drejtat e vajzave dhe grave që dhunohen e abuzohen seksualisht.
Ajo ka bërë thirrje sot për protestën që do të mbahet më 4 qershor ora 16:00. Marina shprehet në postimin e saj se kërkon dënim maksimal për përdhunuesit, madje mbështet një komentuese kur ajo thotë se duhen dënuar me vdekje.
“Dënim maksimal për përdhunuesit! Po na i vrasin vajzat për së gjalli…”, shkruan Marina në postimin e saj.
“Ata meritojnë dënim me vdekjeee zoti i vraftëëë”, i shkruan komentuesja! “Njësoj mendoj”, ia kthen Marina.