E ndërsa qetësia mediatike kishte muaj që kishte përfshirë procesin e Francesco Becchetti, pronarit të Agon Channel, ndaj Qeverisë Shqiptare, e cila bllokoi të gjitha aktivitetet e sipërmarrësit italian të tjera zhvillime janë zbuluar sot.
Sipas raportimit të NewsBomb, Becchetti i kërkon si dëmshpërblim qeverisë shqiptare një shumë që mund të konsiderohet pa frikë stratosferike. Shifrat janë në miliardë e miliona euro.
Në total 1 miliardë e 583 milionë euro.
– I pari ICSID në Washington, 1 miliardë euro
– I dyti ICSID gjithmonë arbitrazh, pra i dyti rreth 452 milionë euro
– I treti ICC Paris 130 milionë
Ky është dëmi që avokatët e Bechetti-t kanë vlerësuar për momentin, shkaktuar nga qeveria shqiptare, pronarit të ”Agon Channel”, mbyllur muaj më parë.
Shifra që nëse do të arrijnë në llogaritë bankare të padron Becchetti, do të përkthehen në taksa më të larta për të gjithë shqiptarët