Aktorja e “Klanifornia”, Delinda Disha e nisi vitin 2021 me ironi kundrejt regjisorit Altin Basha. Tashmë është i ditur fakti që shumë nga aktorët që kanë qenë ose janë ende pjesë e “Portokalli”, kanë pakënaqësitë e tyre kundrejt regjisorit që i udhëhoqi për shumë vite.
Delinda Disha është njëra prej aktoreve të larguara nga trupa e humorit të Top Channel por që shpesh me ironi në rrjetet e saj sociale, ka hedhur kunja për “Portokalli”.
LAJMI VAZHDON MË POSHTË
[yop_poll id=”181″]
Mesa duket mesazhet paskan qenë për drejtuesin Altin Basha të cilit këtë fundvit, ju besua spektakli i ndërrimit të viteve në RTSH.
Edhe këtë rast, Delinda u kujdes të jepte mendimin e saj me ironi duke treguar se ky spektakël me regji të Altin Bashës konkuronte TV Shijakun.
Postimi i saj në instastory i referohet pikërisht atij.