Mesa duket telashet nuk kanë të sosur për Facebook.
Kompania e njohur sipas “New York Times” prej rreth 10 vitesh, shpërndan informacionin personal të abonentëve dhe listën e miqëve tek kompanitë e prodhuesëve të paisjeve celulare duke shënuar kështu një tjetër skandal për rrjetin social.
Një marrëveshje është nënshkruar me 60 kompani prodhuese celularësh si Microsoft, Apple, Samsung dhe Blackbarry për ti dhënë informacione, që prodhuest t’ι përdorin për qëllime biznesi.
Si këmbim, kompanitë e celularëve bënin që aplikacionet e Facebook të gjendej si aplikacion i versionit zyrtar të celularëve duke mos lejuar që perdoruesi ta fshinte.
Ndërsa kontratat në një pjesë të madhe janë ende në fuqi, kompania e Facebook po ul numrin e bashkëpunimeve për t’i anulluar ato përfundimisht pas skandalit të Cambridge Analytica./IMA/