U bë një nga personazhet më të diskutuar të programit Përputhen edhe pse qëndroi pak si konkurrentët. Graciano Merkaj, ish konkurrenti zbuloi në program se ishte biseksual dhe se kryente marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesës.
I ftuar së fundmi në Why Not? me Roza Latin, Graciano është shprehur: “Këtu nuk ka lekë. Ke të bësh me shtetin për çdo gjë. Andej janë pagesat më të larta, je më i lirë. Nuk ja vlen të shitesh në Shqipëri, të flasim realitetin, për aq sa paguajnë këtu… në krahasim me vendet evropiane. Andej ka patur shumë shqiptarë që i kam njohur personalisht, që bëjnë këtë punë, madje edhe të martuar që lenë gratë këtej në Shqipëri. Edhe kur vijnë këtej thonë që bëjmë punë të tjera.Një ish konkurrent dhe një konkurrent aktual i programit më kanë ngacmuar.”