Piotr Listerman pronari i një agjencie VIP për çifte, i cili ka bërë të mundur njohjen e Kristiano Ronaldo dhe bukuroshen ruse, Irina Shajk ka bërë një deklaratë shokuese së fundmi, për yllin portugez.
Për “Grodon”, Listerman është shprehur se Ronaldo ishte në një marrëdhënie me modelen ruse, Irina Shajk, vetëm për të fshehur një anë të errët të tij, pasi sipas tij portugezi pëlqen djemtë. Ai pretendon se lidhja mes Irina Shajk dhe Ronaldos ishte një gënjeshtër e madhe.
Gjithashtu shprehet se pavarësisht se Ronaldo është me Xheorxhina Rodrigez, përsëri ai do burrat më shumë dhe shton se gjithçka e bën sepse i di akuzat e mëdha që do shkonin në drejtim të tij nëse dilte hapu për këtë. “Po e njoha Ronaldon me Irina Shajk. Megjithatë lidhja e tyre ishte një gënjeshtër, pasi sulmuesi pëlqen djemtë e rinj.
Marrëdhënia mes tyre ishte e dobishme për të dy, pasi Irina Shajk mori popullaritet, ndërsa Ronaldo nuk dëshironte të zhgënjente fansat dhe vendosi të gjente një femër të mirë. Mes Ronaldos dhe Irinës nuk kishte asnjë marrëdhënie reale, edhe nëse kishte ajo ishte aksidentale. Nga ana tjetër, unë mora 100 mijë euro si kompensim për lidhjen e tyre.”, u shpreh Listerman.