Shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” nuk mbetet pas me ofendimet, me debate e fjalë të rënda të banorëve kundrejt njëri-tjetrit.
Një debat me fjalë të rënda ka ndodhur së fundmi mes Vedatit dhe Xhulit, gjatë “darkës së të nominuarve.” Diskutimi nisi nga Xhuli, e cila i tha Vedatit se “ka ikur” kur Kosova ka qenë në luftë dhe nuk ka qëndruar në vendin e tij. Këtë fjalë, Vedati e mori si ofendim nga ana e Xhulit, të cilës iu përgjigj duke i thënë “Komandante e Dubait”.
Pjesë nga diskutimi:
Vedati: Kujdes o “Komandante e Dubait.”
Xhuli: Pse po ma thua këtë?
Vedati: Sepse i ke qejf çantat, e ke thënë vetë.
Xhuli: Të lutem mos më ofendo, më ke thënë një herë që “ke qejf meshkuj me lekë.”
Vedati: Komandant i Dubait nënkupton që ke qejf për shëtitje e veshje luksoze. Tani, ti nuk mund të më thuash mua para 1 milionë shqiptarëve që kam ikur.
Xhuli: Pse nuk ke ndenjur në Kosovë? Shyqyr ka burra që nuk janë si ti dhe e kanë shpëtuat vendin.
Vedati: Ti sapo ofendove 1 milionë shqiptarë.
Xhuli: Sot e gëzojmë lirinë, nga ato burra.
Vedati: Shko bëja Stresit kështu (gjuan me shuplakë të pasmet), se kështu je ti.
Melisa: Ti e di shumë mirë se si është paragjykuar Dubai në Shqipëri dhe e përdor.
Xhuli: Nuk kam shtëpi në Dubai, besoj që me punë do e arrij. Dubai ka famë të keqe, femrat shkojnë atje për tu shitur. Është vendi ku është më e zhvilluar kjo gjë, prostitutat më të mëdha janë atje.
Vedati: Unë nuk e kam thënë për të keq, se Xhuli e ka qejf jetën luksoze, e ka thënë edhe vetë se ka dëshirë të blejë një shtëpi në Dubai. Unë u gjykova nga ajo për luftën.
Marrë nga iconstyle.al