Një nga debatet e kësaj jave lidhej pikërisht me një nga çështjet bazike të jetesës së përbashkët, ndarja e punëve për të pastruar shtëpinë, ku ata jetojnë prej më shumë se tre muajsh tashmë.
Kjo temë ka degraduar deri në ofendime të cekëta mes Donaldit dhe Ilirit, të cilët i kanë përmendur edhe gjatë prime-t të sotëm.
Tema e punëve të shtëpisë ka sjellë edhe shfaqjen e mendime seksiste nga ana e djemve në shtëpi, të cilët janë shprehur se vajzat duhet të djemtë ato që duhet të rregullojnë dhe pastrojnë.
Ky mendim është kundërshtuar nga vajzat, të cilat e shohin veten të barabartë në shtëpi.
Debati arriti deri aty sa ka ndërhyrë Arbana Osmani për të qetësuar situatën duke kërkuar që të mbyllin lidhjen me shtëpinë.