Një incident i papritur ka ndodhur në emisionin “360 gradë” në ABC News, ku aktori i njohur Laert Vasili dhe sekretari i Omonias, Marin Suli, u përfshinë në një debat të ashpër që përfundoi me një gjest të pahijshëm nga ana e Vasilis.
Pas një përplasjeje verbale, Vasili ngrihet nga vendi dhe i hedh ujë bashkëbiseduesit të tij, duke shkaktuar habitje dhe tension në studio. Debati, i cili filloi me shkëmbime pikëpamjesh, u përshkallëzua kur Vasili iu referua Sulit me termat “moj motër” dhe “njeri i besës”, ndërsa Suli iu përgjigj me ton të ngjashëm.
https://vm.tiktok.com/ZM6TXdDBG/
Incidenti solli reagime të ndryshme nga publiku dhe shtroi pyetjen për nivelin e diskutimeve në televizionet shqiptare.