Një tjetër emër i televizionit do t’i shtohet serialit me protagonist Polat. Eshtë bërë i ditur emri i aktores së re që do të marri pjesë në sezonin e ri të filmit ‘Lugina e Ujqërve Kurthi’. Ajo është Defne Samyeli, gazetare dhe drejtuese e shumë emisioneve dhe lajmeve në televizionet turke.
Nuk njihet si aktore por ëndrra e saj ka qenë gjithmonë të luaj edhe filma. Vetëm në vitin 2013 ajo ka marrë pjesë në një serial dhe “Lugina e Ujqërve Kurthi” është seriali i dytë ku ajo do të marr pjesë.
Në episodet e reja të serialit Defne do ketë rolin e Zejnep, por nuk është bërë akoma i ditur karakteri i personazhit që do të interpretojë.
Sezoni i 10-ë i “Lugina e Ujqërve – Kurthi” nis në shtator. Xhirimet e filmit kanë filluar. Edhe këtë vit seriali do të transmetohet në kanalin turk KANAL D.