Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit Bujar Nishani ka kujtuar babanë e saj të ndjerë pikërisht në ditën e tij të lindjes.
Fiona shkruan se e ka marrë malli shumë për të atin. Ajo ka publikuar një foto me ish-Presidentin ku shkruan se “nuk e uron dot”.
“Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruante ajo.
Kujtojmë që Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku po trajtohej nga një shërbim i specializuar për sëmundje të mushkërive.
Nishani vuante nga një sëmundje auto-imuno, që rëndoi gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit nga virusi Covid-19, që e kapërceu pas kurimit në Sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Por Nishani nuk u mbijetoi dot komplikacioneve të mëpasshme në mushkëri, pasoja të Covid -19.
Sipas burimeve zyrtare ish-presidenti Nishani pësoi në spitalin gjerman, vdekje të pakthyeshme klinike, pa shpresa për t’u zgjuar nga koma. Mjekët gjermanë në marrëveshje me familjen përdorën euthanazinë.
“Ende nuk mbushem me frymë”- shkruante më herët Fiona për babanë e saj.