Edhe pse të shumtë kanë qenë modelet e e serisë Redmi Note 10 të lëshuar në vitin 2021, marka dytësore e Xiaomi është gati të hedh në treg një variant tjetër të quajtur Redmi Note 10 Japan Edition. Është fjala për Redmi Note 10 5G, por me dallime të ndryshme të rëndësishme.
Redmi Note i parë rezistent ndaj ujit është zyrtar
Dallimi i parë i madh ka të bëjë me Snapdragon 480 5G SoC i cili zëvendëson chipsetin më të lirë Dimensity 700 5G të pranishëm në modelin standard.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm përfaqësohet nga fakti se Redmi Note 10 Japan Edition është i certifikuar me IP68 për rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit, një risi në telefonat inteligjentë të prodhuesit, më në fund ky variant mundësohet nga një bateri 4,800 mAh, në vend të 5,000 mAh si Redmi Note 10 5G .
Për pjesën tjetër të dy telefonat inteligjentë Redmi duken shumë të ngjashëm, me një panel LCD FHD+ prej 6.5-inç, me një frekuencë freskimi 90 Hz, karikim me kabull 18 W, një kamerë të trefishtë të pasme me sensorë prej 48 MP, 2 MP + 2MP, një kamerë selfie 8MP e vendosur në vrimën qendrore të sipërme që kalon përmes ekranit, portë IR, jack 3.5 mm dhe skaner të gjurmëve të gishtërinjve të montuar anash.
Aktualisht nuk ka asnjë lajm në lidhje me çmimet e Redmi Note 10 Japan Edition, por blerësit e interesuar japonezë mund të presin një model 4 GB RAM me 64 GB hapësirë ruajtëse.
Redmi Note 10 5G u hodh në treg me një çmim prej 199 dollarë, kështu që versioni japonez ka të ngjarë të ofrohet me një çmim të ngjashëm.