Një nga ngjarjet më të komentuara të “Për’puthen” në këtë sezon ka qenë debati mes dy opinionistëve, Arjan Konomit dhe Neda Ballukut. Përtej asaj çfarë i thanë njëri-tjetrit në studion e programit, të dy e kanë komentuar sërish përplasjen. E para ishte Neda në “Goca dhe Gra” që tha se nuk mundi të duronte më batutat dhe ngacmimet që kaluan në personale, megjithatë e quajti kolegun “një njeri me mjaft eksperiencë”.
Ndërkohë Arjan i ftuar dje në “Më lër të flas”, bashkë me autoren e programit, Olsa Muhameti, u bë pjesë e lojës së makinës të vërtetës ku ju kërkua të fliste edhe për Nedën.
Shumë i sinqertë, i pyetur nëse do donte që ajo të largohej nga emisioni, Konomi u përgjigj:
“Do doja që të ikte po, se kuptoj pse më zë kohën mua. Kushdo që të ishte”
Pra le të themi që sapo e çoi çështjen mes tyre në nivel tjetër, duke kërkuar zyrtarisht largimin e saj.